Hazard në Madrid? Po me Bale çfarë do të ndodhë?

hazar-por-bale

Është folur shumë për interesimin e Manchester United për të marrë shërbimet e Gareth Bale por kohët e fundit Chelsea ka vendosur të sfidojë Manchester Unitedit.

Uellsiani raportohet se është i pakënaqur në Santiago Bernabeu, sidomos pas shkarkimit të Rafael Benitezit, i cili u zëvendësua me Zinedine Zidanen.

United pritet të bëj një ofertë për uellsianin, të cilin e kanë pasur synim që nga koha kur ishte lojtar i Tottenham Hotspurs.

Nga ana tjetër blutë e Londrës raportohet se do të hyjnë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Real Madridit duke u ndihmuar nga Eden Hazard i cili është i pakënaqur dhe shumë i pëlqyer nga Zidane.

Kjo gjendje dhe pakënaqësi e të dy lojtarëve me skuadrat përkatës mund të çojë në një shkëmbim mes Chelaseat dhe Realit.

Por nëse Bale do të largohet do të kemi një derbi Anglez edhe në merkato.

Pin It