PSG fiton në kupë derbin me Lyon

hi-res-e1aad6ef02af9130ac0116b9054acff1_crop_north

Paris Saint Germain ka shënuar fitore në kuadër të çerek-finales së Kupës së Francës. Kampioni francez triumfoi me rezultat prej 2-1 kundër Lyon.

Golat për vendasit i shënuan Adrien Rabiot në minutën e 17-të takimit, ndërsa golin e fitores për sheikët e realizoi braziliani Lucas në minutën e 73-të të ballafaqimit.

Goli i vetëm për Lyon e shënoi Corentin Tolisso tre minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Pas kësaj fitoreje, PSG në gjysmë-finale do të përballet me skuadrën Lille, e cila fitoi pas ekzekutimit të penaltive, pasi që ndeshja në kohën e rregull përfundoi pa gola.

Pin It