Qeveria fal debitë e ish-ushtarakëve, përfitojnë 5425 të tillë

protesta-e-ushtarakeve-65-17-c1200x600

Tashmë të gjithë ish-ushtarakët që rezultonin debitor ndaj shtetit, mund ta marrin pensionin e plotë. Ministri i mirëqenies sociale dhe rinisë bëri me dije ditën e djeshme se qeveria ka marrë një vendim ku do të fali të gjitha debitë e ish-ushtarakëve. Janë plotë 5425 ish ushtarakë të cilët prej 10 vjetësh, që nga viti 1999 në vitin 2009, ushtarët në rezervë apo në lirim, janë trajtuar me pagesa kalimtare, pensione të parakohshme, apo përfitime të tjera suplementare. Por, në këtë hark kohor 10 vjeçar, ligjet kanë ndryshuar të paktën4 herë dhe më pas janë kundërshtuar nga Gjykata Kushtetuese të cilat janë shfuqizuar nga kjo gjykatë. Për pasojë, 5425 ish ushtarakë, sot janë debitorë ndaj shtetit shqiptar. Si pasojë ata nuk e merrnin te plot pensionin e tyre për të shlyer borxhin ndaj shtetit. Por me vendimin e qeverisë borxhi prej 984 milionë lekësh është shlyer duke u mundësuar kështu ish-ushtarakëve që të përfitojnë pensionin e plotë.

Pin It