Rikthehen përmbytjet në zonën e Nënshkodrës

permbytje-mk13

Rreth 250 ha tokë bujqësore janë përmbytur në fshatin Goricë, të njësisë administrative Ana e Malit si pasojë e reshjeve të dendura gjatë mbrëmjes dhe ditës së sotëm. Deri tani raportohet se përmbytjet kanë prekur vetëm tokat bujqësore dhe se nuk ka asnjë banesë që rrezikohet. Njësia administrative Ana e Malit është nën nivelin e detit dhe shpesh kur ka reshje të dendura shiu dhe si pasojë e bllokimit të kanalizimeve kulluese ka përmbytje. Ndërkohë në HEC-in e Vaut të Dejës njoftohet se situata po mbahet në mbikëqyrje dhe se deri tani nuk ka pasur shkarkime. Ndërkohe pritet që gjatë orëve në vijim të rritet intensiteti i reshjeve të shiut.

Pin It