Raporti – Biznesi beson tek ekonomia, konsumatori jo

economic-forecast1

Treguesi i besimit të bizneseve është rritur me 8.5% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016, ndërsa besimi i konsumatorëve ra me 0.5%.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se besimi i biznesit është përmirësuar pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe kjo pasqyron përmirësimin e balances se kontratave. Sipas BSH-së, treguesi i besimit në sektorin e industrisë (TBI) shënoi rritje prej rreth 8.6 % gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016.

Sektori i shërbimeve dhe të tregtisë gjithashtu ka një rritje të pritshmërisë prej 3.7%, 9.1% më shumë se mesatarja historike e tij.

Ndërkohë përkeqësimi i besimit të konsumatorëve lidhet me situatën e të ardhurave dhe shpenzimeve për të cilën ata nuk presin përmirësim në të ardhmen.

Pin It