Real Madrid nuk ndalet nga FIFA

zinedine-770x470

Real Madridin nuk do ta ndalojë dënimi i FIFA’s për të transferuar gjatë verës së ardhshme.

Real Madrid tashmë ka bërë planin për transferime të mëdha gjatë verës së ardhshme dhe këtë nuk do ta ndalë as dënimi i FIFA’s për të mos transferuar në dy afatet e ardhshme kalimtare.

Daily Star shkruan se Reali do të apelojë këtë vendim dhe si pasojë e kësaj vendimi nuk pritet të hyjë në fuqi deri në janarin e vitit 2017.

Kështu ata gjatë verës do të transferojnë 4 yje të Premierligës, Harry Kane, Eden Hazard, David de Gea dhe John Stones.

Pin It