Reforma zgjedhore, Biba: Duhet depolitizim i komisioneve

bibaa

Kryetari i KQZ-së, Denar Biba, tha se do të ndryshojë shpërndarja e mandateve të deputetëve dhe numri i tyre për secilin qark për zgjedhjet e vitit 2017. Një ndarje që dështoi të bëhej në 2013-n si pasojë e tensionit politik.

Biba tha se në këto zgjedhje sërish nuk do të mund të përdoret teknologjia e numërimit dhe identifikimit elektronik të zgjedhësve.

Ai tha se zgjidhja për sistemin e numërimit të votave është depolitizimi i komisioneve, por kjo gjë kërkon kohë dhe nuk është e realizueshme deri në qershore 2017.

Pin It