Revolucion tek Milani, ikin 8 lojtarë

AC-Milan-2014-2015-Adidas-Home-Kit-Jersey-WallpaperMilani dhe Mihajlovic duan përforcime në mesfushë dhe klubi po punon që t’i dhurojë teknikut një ose dy përforcime të nivelit të lartë.

Klubi kuqezi po vlerëson kërkesat që kanë ardhur për lojtarët kuqezi dhe shpreson të grumbullojë një thesar prej 30 milionë eurosh, që do të investohej më pas në merkato për të siguruar Fellainin dhe njërin mes Sorianos dhe Banegas.

Diego Lopez, Zapata dhe De Jong pritet të transferohen në Premier, Honda te Valencia dhe më pas është çështja El Shaarawy.

Suso është huazuar te Genoa dhe Cerci pritet ta ndjekë shumë shpejt. Në fund mund të vijë edhe prishja e kontratës me Nocerinon.

Nga këto lëvizje, siç u tha më sipër, “Djalli” do të përfitonte 30 milionë euro në total.

Për sa i takon përforcimeve, objektivi kryesor është Marouane Fellaini, blegu me pasaportë marokene i United. “Djajtë e Kuq” kërkon 20 milionë euro por, për shkak të dëshirës së lojtarit, mund ta ulin këtë kërkesë me 3-4 milionë euro.

Por nuk mbaron këtu, pasi kuqezinjtë kanë rinisur negociatat me Sampdorian për Sorianon. Alternativa tjetër është Banega i Seviljas.

Pin It