Merkel: “Përpjekje maksimale për ta mbrojtur lëvizjen e lirë”

462250_img650x420_img650x420_crop

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaron se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të mos ndaluar lëvizjen e lirë dhe pa pasaporta brenda zonës Shengen në Bashkimin Europian, por shtoi se kjo do të varet nga përgjigja e përbashkët që do të japin vendet europiane për krizën e refugjatëve. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun rumun në Bukuresht, Merkel u shpreh:

“Nuk dua të jap asnjë paralarmërim konkret këtu, apo të bëj orakullin, por dua të them se Shengeni do të funksionojë vetëm nese të gjitha vendet europiane marrin përgjegjësinë që u takon në menaxhimin dhe zgjidhjen e krizes së klandestinëve dhe gjithashtu në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE.”


Komentet e Merkel vijnë menjëherë pas takimit të jashtëzakonshëm në Bruksel mes Gjermanisë, Danimarkës dhe Suedisë dhe të tre vendet ranë dakord të mos cënohet zona Shengen dhe as lëvizja e lirë jo vetëm për qytetarët por edhe për ekonominë e unionit.

 

Suedia vendosi kontollin kufitar për të frenuar fluksin e kalndestinëve, teksa Danimarka iu përgjigj menjëherë fqinjit të saj, duke vendosur kontrollin në kufirin me Gjermaninë. Pavarësisht debatit dhe ngërçit që ka përfshirë europën, mijëra klandestinë i largohen konflikteve në Siri, Irak dhe Afgansitan, duke udhëtuar drejt vendeve europiane.

Pin It