Rriten kreditë me probleme dhe depozitat

shoqata-shqiptare-e-bankave-masat-n-euml-greqi-nuk-ndikojn-euml-bankat-n-euml-shqip-euml-ri_hd-1200x630

Kreditë me probleme dhe depozitat e individëve dhe bizneseve kanë shënuar rritje gjatë tremujorit të parë të vitit 2016. Kështu tregojnë të dhënat e publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB).

Sipas këtyre të dhënave, kreditë me probleme kanë arritur nivelin 19.3% në fund të marsit, si rrjedhojë e rritjes së kredive nënstandard dhe atyre të dyshimta. Në krahasim me dhjetorin 2015 kreditë nënstandard janë rritur me 15.5% dhe kreditë e dyshimta me 11.6%. Sipas raportit të AAB kjo nënkupton përkeqësim të portofolit të kredisë me 1.1% krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2015.

Po ashtu depozitat bankare shënuan një rritje të shpejtë vjetore prej 2.8% duke arritur masën 11% në vit. Pavarësisht përpjekjeve të bankave për t’i vënë paratë në qarkullim përmes investimeve, individët dhe bizneset shfaqin prirjen për t’i kursyer ato.

Statistikat e plota mund t’i gjeni në linkun http://www.aab.al/al/statistics.php

Pin It