Samsung gati me telefonin që paloset si kuletë..

 
Sipas një raporti të ri të publikuar nga ETNews thuhet se Samsung është duke punuar në modelin e parë të telefonit të saj që paloset dhe se përpjekjet e kompanisë jugkoreane po zgjasin për më shumë se tre vjet tashmë.

Sipas këtij mediumi thuhet se telefoni i ri i Samsung do të jetë tepër unik, sepse i njëjti mund të transformohet në një telefon me ekranin prej 5-inç, kur i njëjti të jetë i palosur dhe më pas në një tablet me 7- inç, kur i njëjti hapet.

Telefoni i Samsung do të shfaqet me ekranin në OLED që mund të paloset në gjysmë si një kuletë, për ta mbajtur pajisjen në xhep. Samsung Display, e cila është përgjegjëse për zhvillimin e ekranit të tillë OLED, tha se ka përfunduar tashmë me zhvillimin e një prototipi.

Pin It