Samsung fillon përgatitjet për telefonin qē paloset

Prej kohësh po punohet për modelin e telefonit të Samsung që paloset  dhe mesa duket do të bëhet realitet së shpejti.

Sipas faqes koreane ETNews, Samsung do të fillojë me prodhimin e modelit “smartlet”, të cilin do ta prezantojë zyrtarisht në 2017.

“Smartlet” do të jetë një kategori e re e telefonit që paloset dhe kthehet në tablet, kur i njëjti shpaloset.
“Zhvillimi i OLED-it që palohet është duke ndodhur tani, dhe është pjesë e planeve tona. Prodhimi masiv i këtij lloji të ekranit është duke u diskutuar me partnerët tanë” tha një ekzekutiv i Samsung.

Ende nuk dihen detajet dhe specifikat e këtij modeli, por mediat koreane sugjerojnë se diagonalja e ekranit të këtij telefoni do të jetë me 5” kur pajisja është në formën e telefonit, dhe më pas kthehet në 7” kur pajisja bëhet tablet.

Pin It