Punësimi, DAP nis rekrutimin e të rinjve studentë

big_dap_gjiro_1

Administrata  ka 1000 vende vakante dhe punësimi i tyre do të kryhet nëpërmjet procedurave të DAP, nëpërmjet aplikimeve online dhe testimeve.

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito tha se mungojnë njerëz të kualifikuar  dhe si statistike e këtij vakumi, janë marrë të dhënat e 1 viti me parë, ku 30% e vendeve mbetën të paplotësuar.

Sipas delegacionit të Bashkimit Europian, reforma në administratën publike është një ndër prioritet kyçe të intergimit të vendit.

Departamenti i Administratës publike ka nisur procesin e rekrutimeve tek të rinjtë studentë. Në ambientin e Fakukultetit të Shkencave Sociale u vendosën stenda për të plotësuar formularë aplikues për punë dhe broshura informuese.

 

 

Pin It