Samuel Eto’o edhe trajner edhe lojtarë

223641

E nisi si lojtar, më pas kapiten dhe tashmë merr edhe detyrën e tretë, atë të trajnerit. Samuel Eto’o është njeriu kryesor në radhët e skuadrës turke të Antalyaspor.

Kamerunasi e pranoi propozimin për të marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të trajnerit Yusuf Simsek, i cili nuk ka arritur rezultatet e pritura nga presidenti Gultenkin Gercer pasi ekipi nga Antalya mban vendin e 9 në klasifikim.

Presidenti i ka vendosur një afat, 3 ndeshjet e radhës për të merituar vendin e trajnerit dhe për të vazhduar në këtë detyrë.

Pin It