Serbia shqyrton kërkesat e Kosovës, Daçiç: Nuk pranojmë ultimatume

flamuriserbo-kosovar

Qeveria e Serbisë do të shqyrtojë sot në një mbledhje të jashtëzakonshme kërkesat e Kosovës për vazhdimin e dialogut Beograd- Prishtinë, të cilat Serbia i ka cilësuar si ultimatume.

Kosova ka kërkuar nisjen e bisedimeve për kufirin dhe njohjen reciproke mes dy vendeve, duke shtuar se negociatat do të vijojnë vetëm nese Serbia zbaton të gjtiha marrëveshjet e deritanishme. Kryenegociatorja e palës kosovare, Edita Tahiri, deklaroi ditën e djeshme se është e domosdoshme përfshirja e të gjithëve në këtë fazë të bisedimeve me Serbinë.

Nga ana tjetër zyrtarët serbë, Ivica Daçiç dhe Marko Gjuriç, kanë deklaruar se nuk do të pranojnë kurrë vendosjen e kushteve nga Kosova.

“Kosova nuk mund të kushtëzojë askënd”, është shprehur Ivica Daçiç.

Pin It