Shaqiri mungon ndaj Arsenalit

NORWICH, ENGLAND - AUGUST 22:  Xherdan Shaqiri of Stoke City in action during the Barclays Premier League match between Norwich City and Stoke City at Carrow Road on August 22, 2015 in Norwich, England.  (Photo by Tony Marshall/Getty Images)

Futbollisti kosovar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, ka qenë pika kryesore e diskutimit në konferencës për shtyp të cilën e mbajti trajneri i ekipit Mark Hughes.

”Është e sigurt se ai do të mungojë në ndeshjen e së dielës. Atij do t’i duhen së paku 10 ditë për rikuperim dhe kjo është keq,” ka thënë Hughes.

”Është keq sepse ai tashmë u ambientua me Premier Ligën dhe do të mund të na ndihmonte shumë në ndeshjet e rëndësishme që na presin,” ka vijuar Hughes.

Gjatë fundjavës Stoke do të ndeshet me Arsenalin, ndërsa në xhiron e radhës, ku gjithashtu mund të mungojë Shaqiri, luajnë me Leicester Cityn.

Pin It