Mesut Ozil, futbollisti më i mirë gjerman

mesut-ozil

Mesut Ozil është vlerësuar si futbollisti më i mirë gjerman i vitit për herë të katërt në pesë vjetët e fundit.

Futbollisti me origjinë turke që luan me Arsenalit humbi në vitin 2014 nga Toni Kroos, por është performanca e tij është rivlerësuar sërish pas formës së mrekullueshme që po kalon me Arsenalin.

Ozili u votua nga më shumë se 51 mijë fansa, duke i dhënë 45.9 për qind të votave dhe distancë të madhe nga Thomas Muller që kishte 15.9 për qind dhe Jonas Hector që kishte 13.6 për qind të votave. Play-makeri” ka startuar në tetë ndeshje për Gjermaninë në vitin 2015 dhe ka fituar pesë herë.

Pin It