Shkolla në Kinë sfidon ndotjen e lartë, nxënësit bëjnë mësim jashtë klasave

screen-shot-2016-12-21-at-6-17-19-pm

Një shkollë në Kinë vendosi se alarmi i kuq i shpallur për ndotjen në gjysmën e vendit nuk ishte justifikim për të mos zhvilluar provimin. Ky i fundit nuk është bërë as në klasa, por në ambientet e jashtme  të shkollës, të mbuluara nga një mjegull e dendur ndotjeje.

Shkolla e mesme numër 1 në kontenë Linqi, në provicën Henan, u kritikua për faktin se nxori nxënësit 15-vjeçarë në mes të ndotjes, pavarësisht udhëzimeve të autoriteteve të larta shkollore për ndërprerjen e procesit mësimor deri në anulimin e alarmit të kuq.

Prej ditësh, territore të mëdha në Kinë përfshirë qendra urbane si Pekini, janë në alarm për shkak të ndotjes tronditëse. Autoritetet kanë mbyllur fabrika, uzina, kantiere ndërtimi e rrugë në përpjekje për të përmirësuar situatën. Shkollat gjithashtu janë mbyllur në këto zona për të shmangur probleme tek nxënësit.

Pin It