Si është gjendja e dëmtimeve te yjet e La Ligas

Untitled-1

Lionel-Messi-haLionel Messi duket se ka pësuar tërheqje muskulore në ndeshjen ndaj Bilbaos, kështu raporton portali Goal.com

Sipas Goal.com, me te përfunduar pjesa e parë, Leo Messi ka kërkuar nga trajneri i tij, Luis Enrique që të zëvendësohej pasi ndjente dhimbje në kofshën e majtë. Enrique vendosi menjëherë që ta ndërrojë atë për të mos rrezikuar më shumë, duke inkuadruar menjëherë në fillim të pjesës së dytë mesfushori Arda Turan.

Sipas Goal.com, argjentinasi mund të mos luaj në mesjavë ndaj Atletico Bilbaos, ndeshje kjo e vlefshme për Kupën e Mbretit.

albaBarcelona nuk ka mundur ta shijoj si duhet fitoren e thellë ndaj Athletic Bilbaso (6:0) pas lëndimit të Lionel Messit ka ardhur edhe ai i Jordi Albas.

Alba ka pësuar një tërheqje muskulore gjatë ndeshjes dhe do të mungoj  të  paktën 10 ditë.

 

benzemaNdërsa nga Madrilenët kemi të dëmtuar Benzema dhe Bale.

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema, është duke kaluar nëpër superformë këtë edicion, sidomos nën urdhëratë e trajnerit të ri Zinedine Zidane. Mirëpo hovi i francezit do të ndalet paksa, pasi në ndeshjen e fundit, James Rodriguez pa dashje ka goditur sulmuesin francez në këmbë i cili u dashtë të largohej nga loja.

Benzema e pranon që ndien dhimbje, por shpreson që brenda dhjetë dite të rikthehet në fushë.

baleNdërkohë pë Bale akoma nuk janë marrë përgjigjet përfundimtare të ekzaminimit. Shpresohet që të jetë një dëmtim që nuk do zgjasë më shumë se 10 ditë apo 2 javë.

Pin It