Si të kujdesemi për lëkurën e bebeve ?

 

bebe-nino-boca-abajoKini kujdes motin

Foshnjat mund të ekspozohen në dritën e diellit pas muajit të gjashtë. Në dimër, moti i thatë mund të dëmtojë lëkurën e foshnjës prandaj keni kujdes hidratimin e saj.

Koha për banjo

Foshnjat kanë nevojë për dy-tri banjo me ujë mesatarisht të ngrohtë, hapi i parë është rregullimi i temperaturës së ujit e pastaj e mbushim vaskën me ujë. Që të parandalojmë ftohjen e foshnjës ndërsa e pastrojmë, e lagim me ujë herë pas here në supe. Sfungjerin për pastrim e zhysim në ujë dhe butësisht e fërkojmë kokën e foshnjës me shampon për fëmijë. Për pastrimin e fytyrës e lagim një top pambuku dhe e fërkojmë butësisht më pas e mbështjellim me peshqir.

Bazat e pelenave

Ndërroni pelenat shpesh,  gjithashtu aplikoni  krem pelenash apo ujë të vakët, prisni derisa të thahet vetvetiu që foshnja mos të ketë kruarje më vonë.

Kini kujdes me produktet

Përdorni produkte të prodhuara enkas për lëkurën e fëmijëve, sepse ndodh që foshnja të jetë alergjik ndaj produkteve.Largohuni nga sapunat me aromë dhe cilësi antibakteriale pasi mund të jenë të ashpra për foshnjën e vogël.

 

Pin It