Spanjë, duel milionash për Pogba

paul-pogba1

Në Spanjë ka nisur një duel milionash në merkato mes Realit dhe Barcelonës për të rrëmbyer Pol Pogba-në.

Trajneri i “galaktikëve” Zinedine Zidane e dëshiron francezin si blerjen e parë për sezonin e ardhshëm.

Futja e Realit në këtë garë nuk është e rastësishme pasi ekipi mbretëror gëzon një avantazh të lehtë për faktin se Pogba e pëlqen shumë Zidane, madje prej lëvizjeve të tij është frymëzuar për vite me radhë.

Oferta e parë që Reali mund të bëjë për të është 100 milionë euro, por rruga për të arritur te mesfushori mbetet ende e gjatë.

Barcelona po punon që prej shumë kohësh në këtë drejtim, madje mund ta kishte finalizuar transferimin që në verë por operacioni ishte i pamundur pas bllokadës së vendosur nga FIFA.

Pin It