Përgjithësisht flasim që stërvitja i bën mirë fizikut të njeriut,por po kaq e rëndësishme sa trupi është edhe stërvitja e trurit. Kjo i mundëson trurit relaks, zhvillim të trurit si dhe mësimin e gjërave të reja.
Më poshtë keni disa këshilla sesi ta stërvisni trurin tuaj :
- Në kohën tuaj të lirë në vend të televizorit zgjidhni të lexoni një libër. Kjo zhvillon imagjinatën tuaj.
- Luani lojëra me kompjuter. Këto lojëra zhvillojnë taktikat dhe strategjitë e të menduarit.
- Niseni ditën me një gotë ujë. Kjo ndikon në rritjen e ritmit në punën tuaj.
- Shihni filmat në gjuhën e tyre,pa përkthim. Kjo ndihmon në njohjen e gjuhëve të tjera dhe rritjen e fleksibilitetit.
- Nëse jeni në punë, bëni një pushim dhe pini një çaj jeshil. Ai ju ndihmon që të rrisni përqendrimin.
- Mundësoni vetes një dremitje gjatë ditës. Ju ndihmon të jeni të vëmendshëm dhe të përqendruar.
- Bëni ecje në ajër të pastër. Rrit produktivitetin.
- Merrni pjesë në debate dhe diskutime. Kështu do të bëheni argumentues I zoti.
- . Hidhini në letër mendimet tuaja, në këtë mënyrë do të rrisni kreativitetin e trurit tuaj.