”Sustainable Cities Index” rendit Zyrihun si qytetin më të gjelbër

 

dfddf

 

Sipas “Sustainable Cities Index”, e cila vlerëson vlerat sociale, mjedisore dhe ekonomike të 100 qendrave më të mëdha urbane rëndit Zyrihun si qytetin më të qëndrueshëm të bootës.

Pas tij vjen Singapori, i ndjekur nga Skokholmi, Vjena dhe Londra. Roma është në vend të 22-të dhe renditet përpara Vankuverit, qyteti i parë amerikanoverior i pranishëm në renditje. Nju Jorku qyteti amerikan më i qëndrueshëm është “vetëm” në vend të 26-të.

Në pesë vendet e fundit të renditjes ndodhen vendet emergjente si Kalkuta Kajro, Nairobi, Nju Delhi dhe Manila, të cilat ndodhen në pesë vendet e fundit.

Këto qendra paguajnë mungesën e zhvillimit ekonomik, së bashku me progresin e vogël mbi atë që është bërë për energjinë e pastër, emetimet e gazrave CO2 dhe të cilësisë së ajrit.

Lista e bërë nga kompania e konsulencës “Arcadis” së bashku me “Center for economic and business research”, bazohet mbi tre shtylla: njerëzit, planeti dhe të ardhurat. I pari shqyrton cilësinë e jetës, duke filluar nga shëndetësia, arsimi, pagat dhe kriminaliteti.

Shtylla e dytë ka të bëjë me mjedisin me energjinë e rinovueshme, zonat e gjelbra, ndotjen e ajrit.

Ndërsa përsa i takon shtyllës së tretë, “të ardhurat”, lista përshkruan gjendjen ekonomike të qyteteve (GDP-ja, lehtësia për të ngritur një biznes, transporti).

Pin It