Të shtunën provimi i parë i maturës, ja rregullat e përcaktuara

IMG_0075

Plot  39246 maturantë do të zhvillojnë këtë të shtunë provimin e parë të maturës. Prej këtyre 1146 janë maturantë të bartuar nga vitet e kaluara.

Provimi i parë që do të zhvillohet është gjuha e huaj dhe do të nisë në orën 10: 00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Zvëvendës Ministrja e Arsimit Nora Malaj nëpërmjet një deklarate për mediat uroi sot një ditë para provimit të parë nxënësit dhe u kërkoi atyre që të kenë kujdesh dhe të mos dëmtojnë kodin e sekretimit.

Provimiet e tjerë do të jenë më datë 11, më 17 dhe 24 qershorë ku do të jetë provimi i fundit i lëndëve me zgjedhje.

Ja disa rregullat për nxënësit!

  1. Maturanti paraqitet në qendrën e provimit 1 ore e 30 minuta përpara fillimit te provimit.

 

  1. Maturanti duhet të ketë me vete, vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolaps.

 

 

  1. Maturanti plotëson testin vetëm me stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu dhe ne pyetjet me alternativa rrethon vetëm alternativen e saktë.

 

  1. Maturanti përjashtohet automatikisht nga provimi nëse mban me vete celular apo çdo mjet tjetër komunikimi në mjediset e provimit.

 

 

  1. Maturanti nuk duhet të dëmtoje kodin e sekretimit të testit, apo të vendos mbi te shenja të dallueshme dhe te veçanta.

 

  1. Maturanteve me aftësi te kufizuara do t’ju krijohen kushtet e përshtatshme për zhvillimin e provimit.

 

 

  1. Maturantët që dorëzojnë testin përpara kohës se mbarimit te provimit, nuk largohen nga qendra e provimit.

 

  1. Maturanti nuk mund të:
  2. ndryshojë vendin e caktuar;
  3. komunikojë apo të japë informacion me maturantet e tjerë;
  4. refuzojë kontrollin nga ana e administratoreve.

 

Provimi do të fillojë në orën 10.00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Pin It