UEFA: Loriku i Shqipërisë ndër yjet e Europianit

2143251_w2

Faqja zyrtare e UEFA EURO 2016 i ka kushtuar një shkrim kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.

Më poshtë do të gjeni të përmbledhur disa pjesë të shkrimit:

Kapiteni që udhëhoqi Shqipërinë në turneun e tyre të parë Europina. Lorik Cana, një mbrojtës i fuqishëm, me eksperienca të mëdha mund të jetë përcaktues i fatit të Shqipërisë në UEFA EURO 2016.
Një udhëheqës, një prani qetësuese dhe një mbrojtës i frikshëm. Tri herë lojtari i vitit për Shqipërinë është afër realizimit të 100 ndeshjeve me kombëtaren Shqiptare. 32-vjeçari ka luajtur në kamionatet më të njohura të futbollit si në Angli, Turqi dhe Itali dhe ka bërë mbi 200 paraqitje në Ligue 1, dhe aktualisht luan me Nantes.
Cana ka zëvendësuar ish-kapitenin e Shqipërisë, Besnik Hasin në vitin 2007. Ai e nje shumë mirë Francën. Ai ka luajtur me PSG-në si mesfushor dhe ka qenë kapiten i Olimikut të Marsejës. “Do jetë shumë bukur” tha ai pasi Shqipëria u kualifikua në UEFA EURO 2016.

Pin It