United-City, luftë për të bindur Guardiolën

guar

Pep Guardiola javën e kaluar është takuar me përfaqësuesit e Manchester Unitedit, në një hotel në qendër të Parisit.

Lajmin e ka zbuluar gazeta franceze “L’Equipe”, e cila ka shkruar që drejtuesit e Unitedit kanë tentuar ta bindin Guardiolën për të nënshkruar me klubin nga “Old Trafford”.

Nuk dihet ende rezultati i takimit të palëve, mirëpo Manchester City tani duhet të frikësohet edhe seriozisht nga rivalët e qytetit.

Lufta United-City për ta bindur Guardiolën, duket se do të jetë telenovela më e gjatë e vitit 2016.

Pin It