WhatsApp, nuk do të jetë më me pagesë

 

WhatsApp-2.12.339-WhatsAppWhatsApp është një nga shërbimet më të përhapura për mesazhe, dhe si duket do të përhapet edhe më shumë në muajt në vazhdim, pasi ka vendosur të mos jetë më me pagesë.

Deri tani, WhatsApp ka qenë falas gjatë vitit të parë të përdorimit dhe pastaj përdoruesit duhet të paguanin 0.99 dollarë në vit.

“Shumë përdorues të WhatsApp-it nuk kanë një numër të kartës së debitit ose kreditit, prandaj shqetësohen se mos humbasin kontaktet me miqtë ose familjarët pas një viti. Prandaj gjatë javëve të ardhshme, ne do të heqim pagesat nga versione të ndryshme të aplikacionit dhe WhatsApp nuk do t’ju tarifojë më një pagesë për shërbimin”,ka  sqaruar kompania.

Pin It