21 arsye pse Messi fiton Topin e Artë

Lionel-Messi-ha

  1. Viti 2015 nuk filloi mirë për Messin. Ai pati probleme me Enriquen, kritika për kombëtaren e Argjentinës, dhe konkurencën e super Cristiano Ronaldos që pati një fillim mjaft të mirë. Messi gjeti forcën dhe u rikthye.
  2. Më 15 shkurt “pleshti” luajti ndeshjen e tij të 300 në La Liga. Për të festuar, ai shënoi një hat-trick ndaj Levante.
  3. Më 8 mars Rayo Vallecano ishin viktimat radhës e Messit. Ai shënoi tregolëshin më të shpejtë një karrierën e tij. Numrit 10 i mjaftuan 12 minuta.
  4. Në prill, Leo shënoi ndaj Valencias golin e 400 me ngjyrat e Barcelonës.
  5. Më 6 maj, Messi bëri të gjithë Evropën ta duartrokasë kur kaloi Jerome Boatengun në gjysmëfinalen e Champions League kundër Bayern Munich duke shënuar një gol fantastik.
  6. Titulli i La Ligas 2014/15 u sigurua pas një përplasjeje të tensionuar në Vicente Calderon. Messi ishte sërish aty për të kaluar Atletico Madridin dhe për të siguruar trofeun.
  7. Pavarësisht dështimit të tij për të shënuar, Messi ishte njëri nga lojtarët më të mirë në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi Barcelona mposhti Juventusin dhe merr kurorën më të lakmuar të vitit.
  8. Fiton Copa del Rey duke siguruar për herë të dytë tripletën: La Liga, Champion League, Copa del Rey.
  9. Pavarësisht se nuk e dërgoi Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës, tregoi dhe luftoi për të fituar, por “mallkimi ndërkombëtar” nuk e la të kalonte Kilin.
  10. Ndërsa ndoshta jo në të njëjtin nivel, Supercup Evropian ishte një tjetër pjesë e sukseseve. Loja ishte e shpejtë dhe e furishme, duke përfunduar 5-4 në favor të Barcelonës, pasi Messi kishte hapur pokerin e golave.
  11. Ndoshta njollë e vetme në 12 muaj për Barcelonën, dhe e dyta për Messin pas zhgënjimit në Kupën e Amerikës ishte humbja e superkupës e cila shkoi për Athleticon.
  12. 2015 ishte gjithashtu një vit i madh për Messin në jetën e tij familjare. Ylli u bë baba për herë të dytë. Djali quhet Mateo.
  13. Një problem gjatë vitit 2015 për mesin dhe ku ndikoi negativisht tek ai ishte problemi me tatimet.
  14. Globe Soccer Aëard ishte një nga çmimet e mëdha individuale të marra nga Lionel Messi në 2015. La Pulga shkoi në Dubai për të marr titullin e lojtarit më të mirë në botë.
  15. Më 27 gusht Messi pati privilegjin të marrë një tjetër çmim, çmimin e UEFA-s për Best Player në Evropë në vitin 2015.
  16. Messi luajti ndeshjen e tij të 100-të të Ligës së Kampionëve më 16 shtator, kundër Romës. Argjentinasi debutimin e tij të parë e bëri në vitin 2004.
  17. Një nga momentet më të vështira për Leo në vitin 2015 ishte dëmtimi në fillim të sezonit, në një përplasje në kampionat kundër Las Palmas. Lëndimi e mbajti Messin për dy muaj jashtë fushave, gjatë së cilës Luis Suarez dhe Neymar e mbuluan mjaftë mirë sulmin.
  18. Fitorja 4-0 në Santiago Bernabeu ishte një nxitje e madhe për ekipin dhe për vetë Messi, i cili u kthye nga stoli për të luajtur minutat e fundit kundër Real Madrid.
  19. Messi mposhti të gjithë konkurrentët e tij dhe u zgjodh lojtari më i mirë i Goal.com, duke mundur Cristiano Ronaldo. Një paralajmërim ky që tregon se Topi i Artë është rrugës.
  20. Kupa Botërore për Klube ishte qershia ​​mbi tortë për argjentinasit me Barcelonën, me të cilin ajo fitoi çdo titull përveç Superkupës.
  21. Më 30 dhjetor Messi mbyll vitin duke luajtur ndaj Betis dhe duke arritur 500 ndeshje si lojtar i Barcelonës.

 

 

Pin It