Zidane nuk i frikësohet shkarkimit

zidane_recadre

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se nuk ka frikë nga shkarkimi.

Tekniku francez ka lavdëruar gjithashtu lojtarët e tij, pasi ai gjithmonë mëson nga ata.

“Nuk kam frikë nga shkarkimi”, ka thënë Zidane për RMC.

“Gjithsesi, kjo do të ndodh një ditë. Jam plotësisht i lumtur me atë që po bëj. E dua punën time, e cila nuk është gjithmonë e lehtë”.

“Por, dua të mësoj dhe të këshillohem. Të punosh me këtë lojtarë të mëdhenj, është mësim për mua çdo ditë. Jam i përkushtuar për atë që bëj në fushë. Për mua më shumë është interesante java e stërvitjes, se sa takimi”.

“Kam një grup të jashtëzakonshëm, pa marrë parasysh a humbin a po fitojnë, ata janë njerëz të mirë. E rëndësishme është të gjesh zgjidhje dhe do e gjejë. Nuk ka asgjë katastrofike, nuk mendoj se është problem fizik. Në minutat e parë të ndeshjes jemi të penalizuar. Përmbajta e ndeshjeve në La Liga është shumë e keqe, posaçërisht ajo ndaj Villarrealit. Jemi duke u përpjekur të gjejmë problemin”, ka thënë Zidane.

Pin It