- Viti 2015 nuk filloi mirë për Messin. Ai pati probleme me Enriquen, kritika për kombëtaren e Argjentinës, dhe konkurencën e super Cristiano Ronaldos që pati një fillim mjaft të mirë. Messi gjeti forcën dhe u rikthye.
- Më 15 shkurt “pleshti” luajti ndeshjen e tij të 300 në La Liga. Për të festuar, ai shënoi një hat-trick ndaj Levante.
- Më 8 mars Rayo Vallecano ishin viktimat radhës e Messit. Ai shënoi tregolëshin më të shpejtë një karrierën e tij. Numrit 10 i mjaftuan 12 minuta.
- Në prill, Leo shënoi ndaj Valencias golin e 400 me ngjyrat e Barcelonës.
- Më 6 maj, Messi bëri të gjithë Evropën ta duartrokasë kur kaloi Jerome Boatengun në gjysmëfinalen e Champions League kundër Bayern Munich duke shënuar një gol fantastik.
- Titulli i La Ligas 2014/15 u sigurua pas një përplasjeje të tensionuar në Vicente Calderon. Messi ishte sërish aty për të kaluar Atletico Madridin dhe për të siguruar trofeun.
- Pavarësisht dështimit të tij për të shënuar, Messi ishte njëri nga lojtarët më të mirë në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi Barcelona mposhti Juventusin dhe merr kurorën më të lakmuar të vitit.
- Fiton Copa del Rey duke siguruar për herë të dytë tripletën: La Liga, Champion League, Copa del Rey.
- Pavarësisht se nuk e dërgoi Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës, tregoi dhe luftoi për të fituar, por “mallkimi ndërkombëtar” nuk e la të kalonte Kilin.
- Ndërsa ndoshta jo në të njëjtin nivel, Supercup Evropian ishte një tjetër pjesë e sukseseve. Loja ishte e shpejtë dhe e furishme, duke përfunduar 5-4 në favor të Barcelonës, pasi Messi kishte hapur pokerin e golave.
- Ndoshta njollë e vetme në 12 muaj për Barcelonën, dhe e dyta për Messin pas zhgënjimit në Kupën e Amerikës ishte humbja e superkupës e cila shkoi për Athleticon.
- 2015 ishte gjithashtu një vit i madh për Messin në jetën e tij familjare. Ylli u bë baba për herë të dytë. Djali quhet Mateo.
- Një problem gjatë vitit 2015 për mesin dhe ku ndikoi negativisht tek ai ishte problemi me tatimet.
- Globe Soccer Aëard ishte një nga çmimet e mëdha individuale të marra nga Lionel Messi në 2015. La Pulga shkoi në Dubai për të marr titullin e lojtarit më të mirë në botë.
- Më 27 gusht Messi pati privilegjin të marrë një tjetër çmim, çmimin e UEFA-s për Best Player në Evropë në vitin 2015.
- Messi luajti ndeshjen e tij të 100-të të Ligës së Kampionëve më 16 shtator, kundër Romës. Argjentinasi debutimin e tij të parë e bëri në vitin 2004.
- Një nga momentet më të vështira për Leo në vitin 2015 ishte dëmtimi në fillim të sezonit, në një përplasje në kampionat kundër Las Palmas. Lëndimi e mbajti Messin për dy muaj jashtë fushave, gjatë së cilës Luis Suarez dhe Neymar e mbuluan mjaftë mirë sulmin.
- Fitorja 4-0 në Santiago Bernabeu ishte një nxitje e madhe për ekipin dhe për vetë Messi, i cili u kthye nga stoli për të luajtur minutat e fundit kundër Real Madrid.
- Messi mposhti të gjithë konkurrentët e tij dhe u zgjodh lojtari më i mirë i Goal.com, duke mundur Cristiano Ronaldo. Një paralajmërim ky që tregon se Topi i Artë është rrugës.
- Kupa Botërore për Klube ishte qershia mbi tortë për argjentinasit me Barcelonën, me të cilin ajo fitoi çdo titull përveç Superkupës.
- Më 30 dhjetor Messi mbyll vitin duke luajtur ndaj Betis dhe duke arritur 500 ndeshje si lojtar i Barcelonës.