Milani i ri kinez do të provojë të kthehet i madh me një sulmues të rëndësishëm, rreth të cilit do të ndërtohet skuadra.
Klubi kuqezi, përveç Aubameyang, Morata dhe Keita, po mendon edhe për Dzekon, sulmuesin boshnjak të Romës. Montella e pëlqen shumë këtë futbollist, i cili mund të shënojë dhe të lidhet mirë me shokët e skuadrës.
Por, për të marrë shërbimet e tij duhet të paguhen jo më pak se 35 milionë euro.
Bacca dhe Lapadula, sulmuesit aktualë të Milanit, nuk kanë bindur dhe do të largohen në fund të sezonit.