Treni që do të udhëtojë në ujë

 

India pas Japonisë po punon për trenin që do të udhëtojë në botën nënujore. Trenat e krijuar nga ana e Japonisë kanë qenë një sukses i vërtetë që kur u prezantuan për herë të parë në vitin 1964.

Ky projekt ka kosto të lartë por fatmirësisht Japonia ka marrë përsipër financimin me rreth 81%.

Treni do të ketë shpejtësi maksimale 350 km/orë dhe do të shkojë nga Mumbai drejt Ahmedabad. Kjo do të thotë që do ta shkurtojë gjatësinë e rrugës me rreth dy orë.

Biletat mendohet që do të kenë një çmim disi të lartë, por  do t’ia vlejë për pamjet mahnitëse nënujore që do të shfaq. Pasagjerët do të duhet të presin 2018, për ta parë të konkretizuar këtë projekt.

Pin It