Ullinjtë janë një ndër ushqimet që gjenden më lehtë në vendin tonë, janë të shumtë dhe me çmim të arsyeshëm. Por a kemi menduar ndonjëherë për të mirat që ullinjtë sjellin për shëndetin tonë?
Ullinjtë janë ndër të tjera të dobishëm për shëndetin e zemrës, përmirësimin e kujtesës, reduktimin e stresit, tensionin e gjakut etj.
Më poshtë do të rendisim disa prej përfitimeve shëndetsore që vijnë nga konsumi i ullinjve.
- Rregullim i nivelit të lartë të kolesterolit
- Ulje e tensionit të lartë të gjakut
- Pasurimi me Vitaminë E
- Antioksidimi
- Ulje e rrezikut të sëmundjeve të caktuara si Alzheimer, tumoreve beninje dhe malinje etj.
- Parandalim i koagulimit të gjakut
- Mbrojtje e membranës qelizore
- Përmirësimi i sistemit riprodhues
- Lufton aneminë
- Forcimi i sistemit imunitar
- Mineralet si magnez, hekur, fosfor, jod etj.
- Furnizimi me vitamina dhe aminoacide të ndryshme.
- Përmbajnë acid oleik, i cili është i domosdoshëm për shëndetin e zemrës
- Përmbajnë polipenolis, kompleks kimik natyral i cili zvogëlon nivelin e stresit dhe përmirëson kujtesën deri në 25%.
- Një filxhan ullinj përmban deri në 4.4 mg hekur.
- Ndihmojnë trupin të prodhojë adiponectinë, kompleks i cili redukton yndyrnat e këqija deri në 5 orë pas konsumimit.