25 vjetori i BERZH, në Shqipëri, Rama flet edhe për rëndësinë e reformës

1469552032edi-rama-berzh

I ftuar në 25 vjetorin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama i cili ishe i ftuar në fjalën e tij nuk ka nguruar të flasë edhe për reformën në drejtësi e cila u miratua orët e para të datës 22 korrik. Ndërsa falënderoi BERZH, për kontributin e sajë në Shqipëri, Rama tha se me miratimin e reformës zhvillimi do të jetë edhe më i madh. Kjo për shkak se shpesh në çdo raport ë ndërkombëtarëve një nga shqetësimet e investitorëve të huaj në vendin tonë ishte sistemi i drejtësisë.
Duke theksuar se Shqipëria ka humbur shumë kohë për të arritur deri në ditët e sotme, Rama tha se “është krenar që ia dolëm me miratimin e kësaj reforme tepër të rëndësishme, që ishte edhe pjesë e programit qeverisës të Partisë Socialiste”. Madje premtoi se kjo qeveri koalicioni do të jetë qeveri reformash deri në ditën e fundit të mandatit. Ashtu siç është bërë e ditur në çdo sondazh Kryeministri tha se këtë reformë e donin më shumë se 93% e qytetarëve.

“Tashmë – tha Rama, – kemi hyrë në një epokë të re të historisë kombëtare, pas votimit me konsensus të Reformës me Drejtësi. Me këtë hap që kemi bërë kemi rritur edhe interesin e investitorëve të huaj për të investuar në vendin tonë”.

Duke falënderuar BERZH-in për ndihmën e çmuar të dhënë, teksa nënvizoi se nuk ka qenë vetëm ofrues parash, por edhe njohurish, Rama bëri të ditur se sot është nënshkruar edhe një marrëveshje e re me këtë bankë për financimin e bujqësisë.

Pin It