AKIP takim me Vlahutin: Be nuk ndikoi ne pranimin importit te plerave

romana-vlahutin

Ambientalistët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë rrëzuar pretendimet e qeverisë se BE ka insistuar që kuvendi të miratojë ligjin për importin e mbetjeve. Pas takimit një orësh me ambasadoren e BE Romana Vlahutin, Lavdosh Feruni tha se ka marrë konfirmimin që miratimi i ligjit nuk ka ardhur si presion i ndërkombëtarëve.

Lidhur me mundësinë e një referendum Ferruni tha se do të pritet fillimisht përgjigja e presidentit Bujar Nishani nëse ky i fundit do ta dekretojë apo jo ligjin e më pas Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve do të ndërmarrë të gjithë hapat e mëtejshëm.

Në vitin 2013 kur në qeveri ishte ende e djathta e kryesuar nga Sali Berisha u krijua edhe Aleanca Kundër Importit të Plehrave që mblodhi mbi 650 mijë firma për të kërkuar referendum popullor por që u la në heshtje pas kthimit të ligjit nga qeveria Rama.

Pin It