Bashkëpunim Shqipëri-Hungari në fushën ekonomike, mbështetje edhe për integrimin

thumbs_b_c_68c689d5a65836f8f8bddd407b20c523

Shqipëria dhe Hungaria do të shtojnë bashkëpunimin në sektorin ekonomik, infrastrukturë dhe arsim. Krahas kësaj Hungaria do të mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE.

Deklaratat u bënë gjatë konferencës që pasoi takimin që ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto.

Në konferencën e përbashkët për shtyp ministri Bushati u shpreh, se në takim u diskutua rreth mundësisë për shtimin e projekteve të përbashkëta ekonomike.

“Qeveria hungareze ka një linjë krediti që synon të stimulojë kontakte konkrete mes bizneseve, por dhe projekte në fusha të ndryshme. Muajt e ardhshëm do të fillojnë procedurat për zbatimin e projekteve në fushën e infrastrukturës. Dhe më erdhi mirë të dëgjoja sot që ka një interes të shtuar nga kompanitë hungareze për të qenë pjesë e këtyre investimeve”, tha Bushati.

Bushati gjithashtu njoftoi se qeveria hungareze do të ofrojë bursa studimi për studentët shqiptarë.

Ndërsa ministri hungarez Peter Szijjarto u shpreh se Hungaria e mbështet zgjerimin e BE.

“Është më e mirë politika e zgjerimit, sesa politika e izolimit. Është koha që të hapen negociatat e Shqipërisë me BE-në. Do të mbajmë qëndrim si në herët e kaluara edhe në takimin e Dhjetorit”, u shpreh kryediplomati hungarez.

Pin It