Edhe Barcelona pas Granit Xhakës

Granit-XhakaGranit Xhaka padyshim që është njëri ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Mesfushori me pasaportë zvicerane ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me skuadrën e tij Borussia Moenchegladbach.

Ai është vënë në listën e dëshirave të shumë skuadrave të mëdha evropiane, ndërsa së fundmi në garë për të është futur edhe Barcelona.

Sipas mediave evropiane, kampioni aktual i Spanjës është seriozisht i interesuar për lojtarin dhe synon të dalë me një ofertë zyrtare në drejtim të tij.

Përveç Barcelonës, në garë për yllin kosovar është edhe Arsenal, Bayern Munich, Atletico Madrid dhe Liverpool.

Pin It