El Sharaawy tek kundërshtarët e Milanit

el sharaawy

Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy mund të nënshkruajë me një skuadër të re, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Monaco nuk e shfrytëzoi opsionin për blerjen e tij, andaj italiani është në kërkim të një ekipi të ri pasi në San Siro nuk konsiderohet i dobishëm nga trajneri Sinisa Mihajlovic.

“Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se Roma ka shprehur gatishmëri për transferimin e tij.

El Shaarawy kërkohet edhe nga CSKA Moska, Borussia Dortmund, Wolfsburg dhe disa klube nga Kina.

Pin It