Lewandowski mund të largohet

lewandowski

Menaxheri i Robert Lewandowskit ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e largimit nga Bayern Munich, pas interesimit nga Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Lewandowski është sulmuesi kryesor i kampionit të Bundesligës.

Por, gjiganti bavarez së fundmi është raportuar se ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Napolit, Gonzalo Higuain, duke vënë në dyshim të ardhmen e polakut.

Dhe, menaxheri i tij, Cezary Kucharski nuk ka dhënë garanci se ku do të luajë Lewandowski nga sezoni i ardhshëm.

“Ne jemi shumë të lumtur në Bayern Munich. Por, do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk mund të ju them asgjë më shumë”, deklaroi Kucharski për të përditshmen sportive franceze “L’Equipe”, përcjell “Lajmi.net”.

“Në futboll, kurrë nuk mund ta dini se çfarë do të ndodhë dhe nuk dua të flas për çmimin e tij, sidomos tani kur kampionati do të vazhdojë nga kjo fundjavë”, u shpreh ai.

Pin It