Formacioni i Kombëtares ndaj Lihtenshtejnit

formacioni-658x370

Surprizat nuk mungojnë tek formacioni që pritet të hedhë në fushë Gianni De Biasi ndaj Lihtenshtejnit.

E veçanta është se Azdren Llullaku do të jetë titullar. 3 lojtarë do të mbështesin Bekim Balajn në qëndër të sulmit. Roshi do të vendoset në krahun e djathtë, Jahmir Hyka në qendër dhe Azdren Llullaku në të majtë.

Bekim Balaj do të ketë përgjegjësinë për të mbajtur peshën e majës së sulmit me objektivin për të dërguar topin në rrjetë. Agolli do të mbetet në stol, ndërkohë që vendin e tij do ta zërë Aliji.

Pin It