Paulo Dybala ka konfirmuar se është afër rinovimit të kontratës me Juventusin duke hedhur poshtë spekulimet që e lidhin me një kalim te Barcelona.
Argjentinasi, i cili ndodhet në detyrë me kombëtaren, në një intervistë ka treguar rreth të ardhmes së tij.
“Ato që thonë gazetat rreth Barcelonës janë të pakuptimta. Tregu është i mbyllur dhe unë jam afër rinovimit të kontratës me Juventusin”, ka thënë lojtari.