Inspektorët e AKU në Kavajë, sekuestrojnë 100 kg mishë dhe 200 kg peshkë

13178925_598524220310538_4185380459838667770_n

Aksioni i inspektorëve të AKU-së ka vijuar këtë të djelë në tregun e hapur të kavajës ku ka sekuestruar rreth 100 kg mish dhe 200 kg peshk si dhe disa prodhime të ndryshme me prejardhie shtazore. Sipas Inspektorëve ato tregtoheshin jashtë çdo kushti higjenosanitar duke cënuar shëndetin e konsumatorëve.

Nga kontrollet e bëra është vërejtur se kafshët thereshin në ambiente të hapura dhe mishi tregtohej në trotuar pa asnjë masë higjenike, po ashtu edhe me tregëtimin e peshkut. Ndërsa në disa vende ku tregtohej mish, shiteshin gjithashtu produkte me prejardhje shtazore të pakontrolluara. Ndërkohë AKU lajmëron se do të merren masa ndëshkuese ndaj bashkisë së kavajës pasi kjo e fundit është përgjegjëse për menaxhimin e tregut.

Një ditë më parë aksioni Autoritetit kombëtarë të ushqimit u përqëndrua në Rrogozhinë ku edhe atje u vërejten shkelje të ndryshme.

13165843_598524503643843_2045363044390115818_n 13177214_598524260310534_6341836824741198593_n 13177648_598524703643823_2847382813389153164_n13165843_598524503643843_2045363044390115818_n

Pin It