Juve fiton pastër, barazon Roma

juventus

Juventus ka arritur të shënojë fitoren e tetë radhazi në Serie A duke mposhtur Veronan me rezultat 3-0.

Ishte argjentinasi Paulo Dybala që hapi serinë e golave me një një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit në minutën e tetë.

Juve nuk e mbylli pjesën e parë me një gol, pasi shënoi edhe Bonucci me kokë ne minutën e 45-të.

Në minutat e fundit kishte edhe disa minuta për Simone Zazan, i cili arriti të shënoj pas asistimi fantastik nga Pogba.

Juventus me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me 36 pikë, aq sa ka Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

romaaNdërsa Roma nuk arriti më shumë se një barazim kundër skuadrës së Chievos me rezultat 3-3 në Stadio Marc’Antonio Bentegodi.

Pas këtij barazimi Roma zbret në vendin e pestë me 33 pikë, ndërsa Chievo në vendin e 12-të me 23 pikë.

Ndeshjet e tjera përfunduan si mëposhtë:

Lazio 0 – 0 Carpi

Palermo 1 – 3 Fiorentina

Sassuolo 2 – 2 Frosinone

Pin It