Kalimi im te Chelsea është spekulim

Juventus' coach Massimiliano Allegri shouts during a Serie A soccer match against Chievo Verona at the Bentegodi stadium in Verona, Italy, Saturday, Aug. 30, 2014. (AP Photo/Felice Calabro')

Massimilliano Allegri ka thënë se nuk janë të vërteta raportimet që e lidhin atë me një kalim te Chelsea për sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane dhe angleze kanë raportuar se Allegri është zgjedhur si menaxher i ardhshëm i Chelseat, duke mposhtur kështu Antoni Conten për këtë pozitë.

“Nuk ka asgjë të vërtetë nga ato që janë thënë”, ka thënë Allegri për Tuttomercatoweb.

“As nuk mund të konfirmoj ose të mohoj çdo raportim sepse nuk mund të kontrolloj ato që shkruhen në gazeta. Dua që kjo punë të marrë fund tani. Kam mësuar anglisht që prej kohës time te Cagliari. E bëj për vete”.

Pin It