Kombëtarja e Australisë: Hiddink do të jetë trajneri i ri i Chelsea

Chelsea duket se e ka zgjedhur trajnerin e ri për këtë sezon. Për t’i prishur surprizën Abramovich, emri i pasardhësit të portugezit u publikua në Twitter dhe më pas u fshi, në adresën e përfaqësueses australiane të futbollit, që menaxhohet direkt nga Federata e Australisë.

“Hiddink do të jetë trajneri i ri i Chelsea, paç fat Guus në detyrën e re“, shkruhej në mesazhin që qëndroi online për disa minuta, përpara se dikush në federatë ta kuptonte gafën dhe ta fshinte.

Një veprim i nxituar, edhe sepse klubi londinez ende nuk e ka dhënë njoftimin zyrtar për teknikun e ri. Kjo pavarësisht faktit se ish-sulmuesi i Chelsea, Mateja Kezman rrëfeu se e kishte marrë personalisht lajmin nga Hiddink.

Hiddink

 

Pin It