“Messi më i miri në botë, por edhe pikë referimi”

messi neymar

Lionel Messi vazhdon të mbetet i lënduar dhe jashtë fushave të blerta.

Sipas Neymarit pa Messin në fushë është shumë e vështirë pasi një lojtar si ai nuk mund të zëvendësohet.

“Nuk besoj se mund të zëvendësohet Messi në fushën e lojës. Ai është më i miri në botë, por edhe pikë referimi për ne”.

“Kur mungon, duhet të vrapojmë më tepër për të krijuar hapësira. Unë dhe Suarez vuajmë në këtë aspekt, pasi mbrojtësit kundërshtarë përqendrohen më tepër te ne”.

“Ndërsa kur është Mesi e kemi disi më të lehtë, pasi ai shpërndan forcat e mbrojtësve që kemi përballë”, deklaroi Neymar.

Pin It