Neuer: Një ditë mund të largohem

manuel-neuer

Manuel Neuer nuk e përjashton mundësinë se në të ardhmen e largët mund të largohet nga Bayern Munchen.

Portieri i bavarezëve është një nga pikat kyçe në skuadër, dhe për momentin konsiderohet më i miri në Botë në rolin e tij. Neuer u transferua në “Allianz Arena” në vitin 2011 nga Schalke 04 dhe shumë shpejt u kthye në një idhull për tifozerinë vendase.

“Ndihem shumë mirë te Bayern Munchen, por nuk e përjashtoj faktin që ndonjë ditë mund të dëshiroj të provoj diçka të re. Gjithsesi me klubin kam kontratë deri në vitin 2019, dhe jemi vetëm në Janar të 2016-tës”, shprehet gjermani.

Pin It