Messi dhe Ronaldo ende kanë rekorde pa thyer

messironaldo

Cristiano Ronaldo dhe Lionnel Messi janë futbollistët që po thyejnë rekorde të njëpasnjëshme në botën e futbollit.

Por UEFA ka listuar një sërë rekordesh që dy futbollistët e më- sipërm duhet të thyejnë në garat evropiane.

Më shumë gola në finale – 7 Alfredo Di Stefano dhe Puskas (të dy me fanellën e Realit).

Gola në më shumë finale – 5 Alfredo Di Stefano në 1956, 1957, 1958, 1959, 1960.

Më shumë gola në një finale – 4 Ferenc Puskas me fanellën e Realit të Madridit.

Më shumë gola në fazën e grupeve – 53 Një rekord i tillë mbahet nga Raul Gonzales.

Më shumë gola në fazën çerekfinale – 14 Alfredo Di Stefano.

Suksese me ekipe të ndryshme – 3 Clarens Seedorf (Ajaks 1995, Real Madrid 1998, Milan 2003, 2007).

Gola të shënuar me skuadra të ndryshme – 6 Një rekord të tillë e mban Zlatan Ibrahimovic, i cili ka gjetur rrjetën me Ajaksin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin dhe PSG-në.

Golashënuesi më i vjetër në finale – Paolo Maldini ka gjetur rrugën e rrjetës në moshën 36 vjeç dhe 333 ditë në sfidën Milan-Liverpool.

Golashënuesi më i vjetër në grupe – Francesco Totti 38 vjeç dhe 59 ditë ka gjetur rrjetën në ndeshjen CSKA-Roma.

Goli më i shpejtë në Ligën e Kampionëve – E ka shënuar Roy Makay për 10.12 sekonda në ndeshjen Bayern-Real Madrid, e cila u luajt në vitin 2007.

Goli më i shpejtë në finale – Paolo Maldinit iu deshën 53 sekonda në ndeshjen Milan-Liverpool, e luajtur në vitin 2005.

Golat në një sezon – Këtë rekord e mban Radamel Falcao me skuadrën e Portos. Ai ka shënuar 18 gola.

Hat-tricku më i shpejtë – Bafetimbi Gomisit iu deshën vetëm tetë minuta për ta dërguar topin në rrjetë 3 herë.

Pin It