Real Madrid dhe Barcelona duket se do ta kenë një tjetër derbi, por kësaj radhe në tregun e transferimeve.
Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala është shkaktari kryesor që dy gjigantët spanjoll do ta përjetojnë derbin në tregun e transferimeve.
Dybala që ka shkëlqyer këtë edicion me Juventusin në Serie A, ka zgjuar interesimin e të dyja skuadrave.
Sipas asaj që ka shkruar ‘calciomercato’, dy gjigantët spanjollë janë të gatshme të ofrojnë 80 milionë euro për transferimin e argjentinasit në La Liga.