NGA VETE JETA – QILIMI

Ishim në namazin e xhumasë. Në të djathtë kisha një të moshuar, ndërsa në të djathtën e t ij kishte një vend bosh. Kur i moshuari u ngrit për të falur farzet, u kthye prapa dhe iu drejtua një të riu 14- 15 vjeçar, i cili ndodhej prapa at ij boshllëku.

– Eja këtu pranë meje, bir! Plotëso radhën!

Djaloshi me një zë si të fajësuar, belbëzoi:

– Dua të falem këtu, nëse është e mundur! Le të v ij ë një tjetër aty, si thoni?

I moshuari bëri me shenjë qilimin jeshil me qime të gjata, ku po qëndronte djali dhe tha:

– Çfarë është ajo?Apo ngaqë aty është vend më i butë, nuk do të vish këtu?! – Ç’t’i bësh, çun mamaje! – nëpërdhëmbi pastaj vetmevete.

Kur mbaroi namazi, i urova të moshuarit festën e xhumasë. Edhe i riu që kishim prapa erdhi dhe i puthi dorën. I moshuari ishte bërë pishman me kohë për fj alët që tha më parë. I përkëdheli faqet djalit të ri dhe i tha:

– Më fal që të thashë “çun mamaje” bir! Ja që më shpëtoi nga goja…

Sytë e djalit ishin lotuar. Uli kokën dhe tha:

– Ishin me vend ato që thatë zotëri! Qilimi mbi të cilin këmbëngula të fal namazin ishte mbulesa e arkivolit të nënës sime. Kur ulem aty në sexhde më duket sikur më përqafon, prandaj…

Pin It